3G Aktive në Kosovë.

Si një djalë kurioz që jam, gjatë pushimeve të hershme në Shqipëri e mora një numër të telefonit të Shqiperisë për me provu se si po funksionon interneti që po lakmojmë të gjithë me shpejtësinë 3G në telefon.

Kur u ktheva në Prishtinë, fillova me e shiqu se sa po me zgjatë bateria e telefonit nëse 3G kishte me funksionu në Prishtinë. Pas pak hulumtimeve, gjeta se nëse e lë aktive opsionin 3G në telefonin tim të menqur e shoh jetëgjatësinë e baterisë ne telefon.

Ende pa arritë me vlerësu se sa po shpenzon bateri 3G-ja, fillova me vërejte që here pas here në telefonin tim po kaloj nga interneti (EDGE) ne ikonen 3G dhe po mundem me navigu më shpejte në internet. Asgjë zyrtare nga IPKO veç po duket që diçka po përgatisin.

Provova me mate shpejtësinë duke shkarkuar një aplikacion SpeedTest por deri sa e mora une aplikacionin i cili u shkarkua me shpejtë se zakonisht që jam mësu, lëviza nga vendi dhe nuk arrita me u lidhe edhe një herë me 3G që me bë një speed test për të qenë më i saktë.IPKO 3G Kosove

– Për ata që nuk janë në rrjedha të teknologjisë deshta me ju tregu shkurtimisht se 3G nënkupton gjeneratën e tretë të teknologjisë së telefonisë celulare. 3G bazohet në iniciativën globale të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) për të patur një standart të vetëm ndërkombëtar të komunikimit celular, që quhet “International Mobile Telecommunications-2000” (IMT-2000).

3G rrit në një shkallë të lartë eksperiencën e shërbimeve si:

  • Multimedia streaming* dhe shkarkimet
  • Internet i shpejtë ne paisje te ndryshme
  • Video calling (thirrje me video)
  • Mobile TV (Televizor në celular)
  • Shkarkim shumë i shpejtë i dokumenteve të dërguar me email
  • Video call conference

Si dhe shumë shërbime tejra të lidhura me multimedia po natyrisht qe ende mund të realizoni thirrjet e zakonshme me zë dhe shërbimin e SMS-ve dhe MMS-ve.

E sa për të përdorur shërbimet 3G nevojitet të keni një telefon/kompjuter që është i përshtashëm me rrjetin 3G. Në rastin kur aparati që ju keni është i përshtashëm për 3G, atëherë nuk do t’ju nevojitet të blini një të ri. Telefonat 3G kanë kapacitete të ndryshme shpejtësie dhe ne rekomandojmë që ju të përdorni një telefon të përshtatshëm për teknologjinë HSPA në mënyrë që të përjetoni eksperiencën më të mirë të shpejtësisë 3G.

Ju rekomandoj me konfiguru për çdo rast telefonin me Celullar Data dhe me aktivizu 3G që çuditërisht do të mund të ju aktivizohet herë pas here.

Keto jane udhezimet Qysh me aktivizu internetin ne mobil?

IPKO 3G

Për shërbimin e internetit në mobil (GPRS), vendosemi te “Celullar Data” dhe shënojmë këto informata për konfigurimin:

  • APN: IPKO
  • Username: mbetet i zbrazët
  • Password: mbetet i zbrazët

Për shërbimin e MMS, vendosemi te “MMS” dhe shënojmë këto informata
për konfigurimin:
APN: IPKO

  • Username: mbetet i zbrazët
  • Password: mbetet i zbrazët
  • MMSC: http://mms.ipko.net
  • MMS Proxy: 213.229.249.40:8080

Edhe pse asgje zyrtare nga IPKO une kisha pas dëshirë qe me provu edhe ju dhe në komente me na tregu nese si po ju fonksionin edhe juve interneti 3G ne telefonat tuaj mobil.

E publikuar edhe ne DIGJITALE

Cicerimat qe e konfirmojne nje gje te tille:

5 thoughts on “3G Aktive në Kosovë.

  1. Sipas disa burimeve, ipko eshte duke implementuar 3G, antenat i kan update per te punuar ne 3G rrjetin, dhe jane duke bere testime. Shum shpejte do te aplikojne edhe per license.

Leave a Reply