A don me t’qu edhe ne DETI?

Paramenoj Shqipetaret e mi te dashtun me rroga mesatare 300-400 euro edhe me tona te mirat ne vend te vetin qohen edhe dojne me shku ne Deti, edhe jo bash ne cfardo deti po ne Greqi, ku shkojne te dera e Grekeve para ambasades ne pike te veres ne nxehtin ma te madh ne bote edhe me prite ne rend (aty ktu me gjet naj te njofshem e me pare me i kry ma shpejte punet)  e pagujne 90euro veq per vize edhe bashk me to me i lute ashtu me Aplikacione me Pasqyre Bankare dhe me Kontrata te punes aq ma shume ata  nuk na njohin hiq passaportat dhe shtetin tone te dashtun e ta jepni nifar vize te dobet vetem per Greqi.

Ne fund nese ki pak fat pret 2-3 ore me krejt dokumentet edhe me 90euro qe i ke pagu e merr vizen (veq per greqi) edhe shkon ju pagun atyne mesatarisht 500-600 euro per person me i kalu pushimet verore qe po i bjen “ti iu pergjohesh” me pare per me shku me i shpenzu paret e tua se nuk po munesh me u “livdu” para shoqnis tone te cilet mendojne qe ti je shume i menqem qe po munesh me shku ne Greqi edhe e nijne veten shume keq qe nuk kan qene atje po kan shku ne nje vend te quajtur Shqiperi ku une mendoj qe eshte shume ma mire se ne Greqi.

Kete artikull te blogut ja dedikoj Eldites ku munet me gjete edhe arsyen pse une nuk i du Greket edhe nuk e kom ndermend me i LUTE per me e shpenzu mundin tem aty.

2 thoughts to “A don me t’qu edhe ne DETI?”

  1. shume kom komente po, po mundohem me qene shume e shkurte:
    – visa kushton 35 EURO
    – nuk pret ne ren (ma pak se ne krejttttttt ambasadat tjera- i kom provu tonat qitu)
    – nuk ki nevoje per te njofshem ( e merr vizen anyway mas 2 dite).
    – ushqimi eshte 200 her ma i mire (teper lire)
    – kushton ma lire se gjithka ne rajon (perveq benzine ma shume)
    – deti eshte i njejte si ne jug t’Shqipnise POR pllazha 20 here ma e pastert (pa lope).
    etj etj etj etj….

  2. E para…n’Ks nuk osht’ nxehti ma i madh n’bote!
    Edhe tjetra pse mos me shku aty ku je i sigurte qe ke me kalu ni pushim tama qashtu qysh ti e don!
    Pllazhen e ki ma t’mire…pamjen jon’ fenomenale, nuk t’sillen 100 femije per mbi kry me 100 sende neper dure tu kerku mi ble, qe t’bojne mu ndi keq edhe ta prishin pushimin edhe cka osht’ ma e rendesishmja ki cka han’ per dallim prej Shqiperise!
    Po na jemi mesu mi lidhe gjithcka me politiken se jemi shume patriote e bojme ckas per vendin tone!!!

Leave a Reply