Kinemaja 3D Ne Prishtine


The Amazing Spider-Man (qysh kishin me perkthy mediat tona)
“Njeriu Marimange i Mahnitshem”
u shfaq ne 3D ne Prishtine e une isha me pa per kuiozitet edhe cka me pa, nuk pat vend.  Heren e pare qe isha aty krejt biletat ishin shitur (interesant) e une u bera shume kurreshtar se pse edhe nuk munda me prite me u bo neser. Shkova me pa sa ma shpejte se nuk ben me m’ike dicka interesant.

Te nesermen shkova edhe kur po hi mbrenda po shoh shume njerez. Shume gezova qe kinemaja me kete ide ka kontribu me i inkuraju popullin me pa filma me nje formule te ditun qysh moti: filmat e ri edhe teknoloigjine 3D.  Si nje i ri i kesaj gjenerate te re e posedoj nje kompiuter me shume filma/seriale te shkarkuara ilegalisht. Kjo eshte dikund e barabarte me nje arkive prej me shume se 3TB me kinema personale.

Pasi qe jemi mesu me shiqu filma ilegal dhe me kualitet te dobet si gjenerate ma e re,  nuk kena pase hapesire me fitu kulture se qysh duhet me shiqu nje film ne kionema.  Ketu po e kam parasyesh kete skenar: nje grumbull njerezish qe nuk jane pjestar te familjes, qe kan pagu pare per me shiqu filmin, te vocerrit qe nuk mundeshin me lexu titra edhe nuk dinin anglisht (benin muhabet edhe zhurme me Cipsa), e kta ma te medhej ‘adoleshentet’ qe u nguceshin mes vete duke mos e vrejte qe jan ne nje salle me shume publik.

Sido qe te jete, pasi qe i rehatova kembet qe i kisha shume ngushte, u pajtova me problemin e “ATIJ” njeriut qe gjithmone ulet para teje edhe e ka koken e madhe edhe u mundova me u knaqe me filmin. Kur cka me pa:

-Ne njeren prej skenave diku kah minuti 20, dikush ne film po perqafohet edhe shumica e salles me nje ekspresion aaoooouuuuu. Ne rregull, nodh.
–  Pastaj ajo skena “Amerikane” e filmit. Nje spiderman i veshun ne ngjyra te flamurit amerikan ndihmohet prej Nju Jorkezeve qe e tregojne shpirtin amerikan te solidarizimit kombetar. Sa popull i mrekullueshem qe ndihmojne njeri tjetrin, wow.

Fundi ishte edhe me interesant. Ndoshta edhe prezenca e madhe e “Shatca-ve” e pa dyshim kultura jone e sjelli momentin e atij gjestit:  u ndiva si me ateru ne aeroplan me destinacion ne Kosove, te gjithe filluan te duartrokitnin. Natyrisht i miri fitoi edhe u perqafu me vajzen.

Pas perunfundimi te duartokiteve mriva ne disa perfundime. Sipas meje teknologjia te cilen e kishin pervetesu ne KinemaABC ishte solide. Filmi ishte aktual edhe i shume pritun.  Interesim edhe shikues kish per “mashallah” veq eshte mire mos me harru kinemaja me e mbajte ate ritem me filma te ri.

Rekomandime per kinemane:

  • Me shite: Kokica, Kupa ose PopCorn ne tasa te letres qe mos me bo zhurme me qese;
  • Me qene me te kujdeseshem me numrat e uleseve se po duhet me shpenzu 5 minutat e para te filmit duke u ja leshu rrugen njerzve. me i gjete vendet (ose me mbyll deren rrafsh ne kohen e caktume edhe ska mo me hi)
  • Me mbajte dikush diciplinen edhe me i msu me te vegjlit tane me mbajte qetsine. Pse jo edhe me iu terheke vemendjen e me perdore masa te natyres me nxjerre dikend jashte nese veq rrefuzon me ju konformu rregullave te kinemase. Kjo kish me qene ideale.

Kenaquni me filma 3D.

2 thoughts on “Kinemaja 3D Ne Prishtine

Leave a Reply