Qysh me u bo artist i çastit?

Nese bash nuk e din cka me bo te diellen ne mramje perveq se me u la si nje ritual jetesor ne kulturen Shqipetare atehere inspiruar nga Prishtina Mon Amour vendosa me bo nje instalacion apo veper arti.

Fillimisht e kalova kohen e hulumtimit, per mua ishte nje stuhi e vertete mendimesh (gjithashtu njihet si proces Brain Storm) por ne klikimin tim te 2 te ne sq.wikipedia.org butonin (Artikull i Rastesishem) arita te nje artikull i quajur ORA, une menjhere mendova: ehh “Rita Ora” shkoj pa me thirre, po mandej e arsyetojme se qika eshte shume e zene me promovimin e Kosoves gjithandej…dhe gjithsesi e pershendes dhe i uroj suksese.

Sido qe te jete hapi tejter ishte me shiku oren time ne mur dhe me leshu mendjen me vrapu e lire, me mendu cka kishin me mendu “artistat”!

Pastaj e hapa tekst editorin tim dhe e kopjova pershkrimin e wikipedia-se per Oren ne ne tekst editor lujta pak me llojin e shkronjave, me ngjyra dhe madhesi te shkronjave pastaj e printova:

Dhe nisa me i prite vizitoret ne dhomen e pritjes per me me jep komente…

Pas nje kohe e vrejta qe askush nuk e ka vrejte qe instalacioni im eshte nje leter e printuar me Definicionin e Ores ngjitur me Oren time ne dhome.

… si perfundim e kalova nje dite te dielle me dicka pak ma ndryshe se veq me u la (pastru) e kuptova qe nuk po me shkon me personalitet me qene Artist, nuk mora ndonje koment inkurajues, nuk fitova asnje cmim nderkombetar e as pare,
ika me flejt e neser me shku ne pune.

One thought on “Qysh me u bo artist i çastit?

Leave a Reply