WebFaqe profesionale, WordPress dhe Siguria

Gjate nje bisede nje shok per webfaqe dhe portalet e shumta  qe po behen cdo dite, filluam me dsikutu me shume per CMS-at qe jane ne treg te Kosoves per ato te krijuara vet (nga kompanite lokale) dhe platformat qe perdoren me kod te hapur.

Nje prej dilemave te zakonshme per nje biznes (startup) kur vendos me kriju webfaqen dhe kerkojne oferta nga kompanite qe miren me Web Programim e marin nje pergjigje te stilit “Hej ne e kemi programu prej  zero-s” CMS-in keshtu qe duhet me pagu per:

  • Dizajn
  • Slice
  • Programim
  • CMS

Tash a me pagu per te gjitha keto?
A ja vlene me pagu?
A mujm me perdor CMS qe zhvillohet nga shume programer me kod te hapur?
Apo eshte me mire me pagu dicka unike qe ka punu nje kompani lokale e programimit dhe te jep pergjegjesi?

Une persoalisht mendoj qe nuk ja vlene me pagu per dicka qe ka ne treg perdoret ne mase te madhe dhe eshte falas, problemi me CMS-at lokal jane se nuk jane testuar shume, nuk ka pas ndonje sulm me serioz dhe optimizimin nuk munden me pas me te mire se OpenSource CMS-at te cilat jane zhvilluar nga shume programer dhe jo vetem nga 2-3 programer qe vetem ata e dijne kodin.

Sipas statistikave: 55,791,256 WebFaqe jane aktive ne platformen WordPress.

WordPressi është një platformë e fuqishme per Blogging. Përdoret nga miliona njerëz rreth e rrotull globit per blogging por gjithashtu edhe si CMS per shume Portale te njoftura te cilat kane miliona vizita ditore. Nëse ju jeni e keni webfaqen ne platformen WordPress atehre duhet te merakoseni pak edhe per sigurine e saj qe mos me qene shkaktar i deshtimit te webfaqes, sigurisht ketu po foli per faqet te cilat kane shume vizitore dhe eshte ne qender te vemendjes.

E kam gjete edhe këtë infographic ne gjuhen Angleze ku tregon per Sigurine ne WordPress disa udhezime per te mbajtur te sigurte webfaqen dhe se ku mund te jene reziqet e perdorimit te WordPress.

2 thoughts to “WebFaqe profesionale, WordPress dhe Siguria”

  1. Të përgëzoj për shkrimin Valon,
    Pajtohna me ty që nuk ia vlen të programohet nga zeroja kur veqse egziston një platformë e zhvilluar nga një komunitet i madh.

    Do të ishte mirë të shkruaje më shumë dhe artikulli të mos përfundonte me një infographic.

    Nuk e kuptova mirë organizimin e artikullit si e ke bërë, fillove me platformën WordPress.org, shfaqe statistika të ueb faqes WordPress.com (që nuk është e njejtë me atë të self-hosted, wordpress.org) dhe tregove rreth sigurisë në WordPress.org që është konfuze..

  2. Valon, së pari të përgëzoj për shkrimin.

    Dhe së dyti, unë kam mendimin që nuk duhet të flitet për dy tema në të njejtin shkrim çmimi dhe teknologjia, sepse, mendoj, se janë të kundërta, së paku si perspektivë diskutimi.

    Prandaj, nuk dua të flas për çmimin dhe kushtueshmërinë e punës.

    Po flas vetëm për anën teknike.

    Ajo që i karakterizon CMS-të e sotit është thjeshtësia. Dhe kjo është mirë. Por, si çdo gjë tjetër, i ka dy anët e medaljes, a) mësohet shpejtë dhe b) të ngopë shpejtë. Kjo e dyta (b) të lenë pak të mangët në dituri sepse ti fiton përshtypjen që din goxha shumë gjëra. Dhe mendoj se ne (në vendin tonë) po vuajmë shumë nga kjo. Shoh dhjetëra persona që “zhvillojnë” uebfaqe, por që në realitet nuk e kalojnë detyrën e instalimit të një instance të një CMS-i (WordPress, Joomla, Dotnetnuke, etj etj ). Kjo është një shprehi e keqe.

    Për të mos qenë i gjatë shumë nuk po hy në detaje se në çka duhet me u lëshu një ueb zhvillues (tema si, HTTP standardi, funksionimi, TCP koncepti, apo ueb serveri, routing, etj etj).

Leave a Reply