← Ballina

Mendimi im për Sulmin ndaj faqes së Isa Mustafes në Facebook.

A u sulmua vërtetë faqja e Kryeministrit, apo ishte tentim-fshehje e një skandali?

Isa Mustafa Facebook

“Unë mendoj se problemi më shumë është tek fakti që personat të cilët janë të punësuar për të mirëmbajtur marrëdhëniet me publikun kanë mundur të jenë të rrezikuar apo më lehtë të ju thyhet fjalëkalimi”, deklaroi për lajmi.net
Valon Badivuku, ekspert i rrjeteve sociale.

“Sido që të jetë, një faqe e verifikuar në Facebook, siç është ajo e kryeministrit, nuk mund të menaxhohet nga dikush tjetër, aq më pak kur e dimë se nëse do kryeministri, vetëm me letërnjoftimin e tij faqen mund ta kthejë në menaxhim”, shtoi ai.

“Përndryshe, ekziston edhe një mundësi, me verifikim 2-hapësh (një lloj tokeni), i cili i mban të sigurta edhe llogaritë që kanë ndikim shumë të madh”, theksoi Badivuku.

Pra, për ta marrë në kontroll një faqe në Facebook, duhet së pari të sulmohet profili që e menaxhon faqen.

E, ta sulmosh dhe ta marrësh në kontroll një profil në Facebook është shumë e vështirë.

Aq më tepër, kur profili i kryeministrit është i fshehur, pra kryeministri nuk e ka menaxhuar faqen me një profil personal, për të cilin janë të informuar shumë persona.

Kjo gjë që e bënë edhe më të vështirë mundësinë që të sulmohet apo merret në kontroll nga dikush tjetër profili.

Megjithatë, edhe nëse në një formë arrihet që të kontrollohet ky profil, është 100% e sigurt se kryeministri do të kishte pranuar një email nga Facebook (sepse është procedurë e zakonshme e praktikuar gjithmonë nga ky rrjet social) që do ta lajmëronte për një ndryshim të fjalëkalimit, gjë që do të i jepte atij hapësirë që ta rikthejë llogarinë.

– Artikulli komplet: https://lajmi.net/a-u-sulmua-vertete-faqja-e-kryeministrit-apo-ishte-tentim-fshehje-e-nje-skandali/

Artikuj të tjerë

2015-09-05

Qysh është e mundur me pas më shumë Pëlqime dhe Shpërndarje në artikull se krejt faqen!

Në fillim të shtatorit 2015, një postim "shpërblyes" nga Emirates Air pushtoi muret e Facebook-ut në Kosovë. Premtimi ishte mbresëlënës: bileta falas ...

2015-09-02

Më në fund me i rekomandu klientëve me i ndal bannerat flash?

!Adobe google/images/posts/me-ne-fund-me-i-rekomandu-klienteve-me-i-ndal-bannerat-flash-adobe-google-1.jpgDuke filluar nga sot, shfletuesi i GOOGLE-it...

2015-08-29

Printeri gjithmonë punon sipas disa rregullave, që as vet nuk e din se qysh funksionojnë!

Sot u mundova me printu një fotografi që më pëlqen ku jom une edhe dashuria qe me ja bo nje surprizë kur çohet nga gjumi me ja tregu, edhe fotografia ...

2014-10-24

Qysh me bë një lajm viral në 5 hapa?

Në vitin 2014, të bësh një lajm viral duket se është më lehtë se sa të bësh një kafe. Mjafton një dozë revolte, pak aftësi në Photoshop dhe një rrjet ...