← Ballina

Qysh i keni kalu Pushimet Verore?

![Qysh i keni kaluar pushimet verore](https://valonbadivuku.files.wordpress.com/2012/08/qysh-i-keni-kaluar-pushimet-verore.jpg?w=270 "Qysh i keni kaluar Pushimet Verore"&ref=valon.xyz)Pas pushimeve verore gjithmone vjen koha e hartimeve ku tema e ditun eshte: “Qysh i keni kalu pushimet verore?”

Ec e përgjigju, sido që të jetë në Greqi s'kam shkuar siç e kam përmendur edhe para pushimeve verore për arsyet e ditura, edhe te Daja s'kam mundur me shku prapë puna e vizës (në një fshat në Gjermani gjindet njëri dajë)

E ku kom pas me shku ma mire se ne sheshin tonë me perplot zogj shtegtar qe kishin ardhe ne kohen e çiftëzimit ne Kosove ku disa prej tyne edhe me gjete fatin e jetës e me marr najkon me u rehatu neper diasporë, ka pas prej atyne me kerre te “rentirata” ka pas edhe prej atyne me kerre te veta e me borgje perplot, kish edhe asi qe dojshin me shite naj kerr qe me i dal pushimi veror dhe periudha e kerkimit te fatit te jetës ma lire, ne fillim e ne fund te Sheshit po i marjone edhe ka nje shesh tjetër tani kena me i pas 3 sheshe ne vend te nje sheshit, e ishalla po i ndajme vendet ku kemi me nejt na e ku ata.

Per keto sheshet e reja kom ndegju shume fjal te ndryshme ku po flitet qe prishtina ndahet ne qender (ku duhet me qene patjeter krejt sheshet) edhe vendet tjera me me pak rendesi, e tash ne sheshe duhet me u shpenzu disa miliona euro te qytetarit me ja ndreq jeten e qytetarit edhe pse une mendoj qe me nje cope beton ose pllake te mermerit ma shume a ma pak qytetari apet eshte i frustruar per arsye qe nuk ka pas mundesi me shku me u fresku ne plazh, tash vjen pyetja masi krejt jemi ne Prishtine qysh kan me mujt pasardhesit tane me shku “te daja” ne fshat? tash edhe daja nuk eshte ne fshat nuk kemi ku me shku…

Prej kohes se paraluftes me kujtohen 2 gjera me rendesi e para eshte qe nuk jam anku qaq shume edhe tjetra eshte qe jam anku veq prej shkijeve, tash nuk jane shkijet spo di kujt me ja lone nje cope faji per nje jete te pamundun qe po krijohet ne kete vend kaotik.

Artikuj të tjerë

2015-09-05

Qysh është e mundur me pas më shumë Pëlqime dhe Shpërndarje në artikull se krejt faqen!

Në fillim të shtatorit 2015, një postim "shpërblyes" nga Emirates Air pushtoi muret e Facebook-ut në Kosovë. Premtimi ishte mbresëlënës: bileta falas ...

2015-09-02

Më në fund me i rekomandu klientëve me i ndal bannerat flash?

!Adobe google/images/posts/me-ne-fund-me-i-rekomandu-klienteve-me-i-ndal-bannerat-flash-adobe-google-1.jpgDuke filluar nga sot, shfletuesi i GOOGLE-it...

2012-09-11

Marketing Falas për 100 Vjetorin e Pavarësisë,

!411141_10152082212030652_1756193847_ohttps://valonbadivuku.files.wordpress.com/2012/09/411141_10152082212030652_1756193847_o.jpg "100 Vjetori i Shqip...

2012-03-16

SMS i ri.

!20120316 193656https://valonbadivuku.files.wordpress.com/2012/03/20120316-193656.jpg?ref=valon.xyz Qekjo e premte ka kalu me 7 SMS – Mesazhe ne tele...