← Ballina

Qysh me u parku si polic?

Edhe pse shumë prej jush më njohin për udhëzimet praktike në Qysh Me, këtë herë vendosa të sjell një "kurs special" të inspiruar direkt nga profesionistët. Sot do të mësojmë se qysh me u parku në Prishtinë dhe anembanë Kosovës, duke ndjekur shembujt unikë të Policisë së Kosovës. Kush thotë që ligji vlen njëjtë për të gjithë?

Qysh me u parku si policet?

Mësimi 1: Efiçenca në Bregun e Diellit

Nëse ndodheni në Bregun e Diellit, rregulli i artë është: Lejeni veturën kudo në mes të rrugës apo në cep të saj. Arsyeja? Logjika policore thotë që nëse vetura nuk ndez, nuk keni nevojë ta shtyni – thjesht lëshojeni në "ler" dhe graviteti do ta bëjë punën e vet. Rruga është e gjerë, njerëzit tjerë mund të presin.

Mësimi 2: Gastronomia dhe Trotuari

Parking Policia Uria nuk pret. Nëse jeni duke kaluar pranë "Aurorës" dhe ju vjen era pite apo byrek, parkojeni veturën direkt në trotuar. Fundi i fundit, trotari është thjesht një sugjerim për këmbësorët. Ata janë të rinj, mund të dalin lirisht në rrugë dhe të ecin mes veturave nëse janë ngutur. Siguria e stomakut është prioriteti numër një.

Mësimi 3: Sfidimi i Autoriteteve Lokale

Polici parking pra Marketit Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të parkohesh para një marketi lokal që ka vendosur shenja "Ndalohet Parkimi". Kjo tregon autoritet. Marketieri mund të rrijë gjithë ditën duke u treguar myshterive se ku nuk bën të parkohen, por kur vijnë "djemtë me uniformë", rregullat zhduken si me magji.

Mësimi 4: Fshehja nën dritën e diellit

2013-06-26 08.54.54 Përballë stacionit të policisë (tek 92-shi në Prishtinë), ekziston një fenomen interesant. Edhe pse anën tjetër të rrugës kanë parking të rezervuar dhe të bollshëm, stili i vërtetë kërkon që të parkoheni në rrugë kryesore. Kështu "bien në sy" më pak – ose të paktën kështu thotë logjika e tyre.

Shembuj nga terreni

Policia Parking Në Prishtinë, tek bulevardi Bill Clinton, kjo veturë thjesht vendosi që semafori nuk është vendi ku duhet pritur, por vendi ku duhet "pushuar".

Qysh me u parku si polic 6 Në Skenderaj, djemtë nuk mbeten prapa. Foto e dërguar nga Egzon B. tregon një interpretim kreativ të hapësirës publike.

Qysh me u parku si polic 7 Dhe një tjerër nga veturat zyrtare, kësaj radhe në një mision "top-secret" pranë trotuarit (Foto nga Rinora G).

Dilema e Qytetarit të Thjeshtë

Tash, pyetja që na mundon të gjithëve është: Çka me bë na si qytetarë?

  • Ku me u anku kur ata që duhet ta zbatojnë ligjin, e shkelin atë me të dy këmbët (dhe të katër rrotat)?
  • A është kjo kultura që duam t'ua lëmë fëmijëve?
  • Pse na dënoni neve asketikët kur parkohemi saktësisht si ju?

Edhe ne jemi të ngutur. Edhe ne jemi të zënë. Edhe ne duam të hamë byrek apo të presim dikë që vjen "shumë shpejt". Por ne nuk kemi rotacionin e kaltër që na bën të paprekshëm.

Ky postim nuk është thjesht për t'i sharë, por për të treguar fuqinë e telefonit dhe kamerës. Transparenca është hapi i parë drejt përmirësimit.

‘SEPSE POLICIA ËSHTË LIGJI (ose të paktën kështu mendojnë)’

Artikuj të tjerë

2015-09-05

Qysh është e mundur me pas më shumë Pëlqime dhe Shpërndarje në artikull se krejt faqen!

Në fillim të shtatorit 2015, një postim "shpërblyes" nga Emirates Air pushtoi muret e Facebook-ut në Kosovë. Premtimi ishte mbresëlënës: bileta falas ...

2015-09-02

Më në fund me i rekomandu klientëve me i ndal bannerat flash?

!Adobe google/images/posts/me-ne-fund-me-i-rekomandu-klienteve-me-i-ndal-bannerat-flash-adobe-google-1.jpgDuke filluar nga sot, shfletuesi i GOOGLE-it...

2015-08-10

Facebook ne rruge te Youtube me Content ID

!Facebook stop autoplay/images/posts/facebook-ne-rruge-te-youtube-me-content-id-facebook-stop-autoplay-1.jpg Para pak ditëve më erdhi një email që nj...

2013-12-20

Behgjet Pacolli – Paguan per llajka [FOTO]

!Behgjet Pacolli/images/posts/behgjet-pacolli-paguan-per-llajka-foto-behgjet-pacolli-1.png Faqja personale e Behgjet Pacollit i ka 119,921 pëlqime dh...