Valon BadivukuBlog
  • dizajn
  • kuriozitete
  • lajme
  • startup
  • web
  • about me

Ky është një arkiv i blogut. Ju lutem më vizitoni në valon.xyz.

Sqarim:

Ky blog përmban materiale për qejfin tim. Ti nuk duhesh me pas qasje këtu, nëse veç t'u ka dhënë kënaqësia përmes rrjeteve sociale apo lidhjeve të ndryshme atëherë të ftoj me u sill mirë ashtu si i përket një njeriu të mirë si ti dhe t'u përmbahesh rregullave të përgjithshme.

Këtu mund të ketë edhe informata personale jo të sakta.

Nëse mundohesh me ja ndryshu kuptimin artikujve ato mund të jenë me rrezik të lartë për njerëzit dhe kafshët përndryshe nuk ka asnjë qëllim konkret dhe mund të injorohet.

© 2026 Valon Badivuku.
← Ballina

3G Aktive në Kosovë.

Valon>Web>3G Aktive në Kosovë.
2013-06-06

Si një djalë kurioz që jam, gjatë pushimeve të hershme në Shqipëri e mora një numër të telefonit të Shqiperisë për me provu se si po funksionon interneti që po lakmojmë të gjithë me shpejtësinë 3G në telefon.

Kur u ktheva në Prishtinë, fillova me e shiqu se sa po me zgjatë bateria e telefonit nëse 3G kishte me funksionu në Prishtinë. Pas pak hulumtimeve, gjeta se nëse e lë aktive opsionin 3G në telefonin tim të mençur e shoh jetëgjatësinë e baterisë ne telefon.

Ende pa arritë me vlerësu se sa po shpenzon bateri 3G-ja, fillova me vërejtur që herë pas here në telefonin tim po kaloj nga interneti (EDGE) ne ikonen 3G dhe po mundem me navigu më shpejtë në internet. Asgjë zyrtare nga IPKO veç po duket që diçka po përgatisin.

Provova me mate shpejtësinë duke shkarkuar një aplikacion SpeedTest por deri sa e mora une aplikacionin i cili u shkarkua me shpejtë se zakonisht që jam mësu, lëviza nga vendi dhe nuk arrita me u lidhe edhe një herë me 3G që me bë një speed test për të qenë më i saktë.IPKO 3G Kosove

– Për ata që nuk janë në rrjedha të teknologjisë deshta me ju tregu shkurtimisht se 3G nënkupton gjeneratën e tretë të teknologjisë së telefonisë celulare. 3G bazohet në iniciativën globale të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) për të patur një standart të vetëm ndërkombëtar të komunikimit celular, që quhet “International Mobile Telecommunications-2000” (IMT-2000).

3G rrit në një shkallë të lartë eksperiencën e shërbimeve si:

  • Multimedia streaming* dhe shkarkimet
  • Internet i shpejtë ne paisje te ndryshme
  • Video calling (thirrje me video)
  • Mobile TV (Televizor në celular)
  • Shkarkim shumë i shpejtë i dokumenteve të dërguar me email
  • Video call conference

Si dhe shumë shërbime tjera të lidhura me multimedia po natyrisht që ende mund të realizoni thirrjet e zakonshme me zë dhe shërbimin e SMS-ve dhe MMS-ve.

E sa për të përdorur shërbimet 3G nevojitet të keni një telefon/kompjuter që është i përshtatshëm me rrjetin 3G. Në rastin kur aparati që ju keni është i përshtatshëm për 3G, atëherë nuk do t’ju nevojitet të blini një të ri. Telefonat 3G kanë kapacitete të ndryshme shpejtësie dhe ne rekomandojmë që ju të përdorni një telefon të përshtatshëm për teknologjinë HSPA në mënyrë që të përjetoni eksperiencën më të mirë të shpejtësisë 3G.

Ju rekomandoj me konfiguru për çdo rast telefonin me Celullar Data dhe me aktivizu 3G që çuditërisht do të mund të ju aktivizohet herë pas here.

Keto jane udhezimet Qysh me aktivizu internetin ne mobil?

IPKO 3G

Për shërbimin e internetit në mobil (GPRS), vendosemi te “Celullar Data” dhe shënojmë këto informata për konfigurimin:

  • APN: IPKO
  • Username: mbetet i zbrazët
  • Password: mbetet i zbrazët

Për shërbimin e MMS, vendosemi te “MMS” dhe shënojmë këto informata
për konfigurimin:
APN: IPKO

  • Username: mbetet i zbrazët
  • Password: mbetet i zbrazët
  • MMSC: https://mms.ipko.net
  • MMS Proxy: 213.229.249.40:8080

Edhe pse asgjë zyrtare nga IPKO unë kisha pas dëshirë që me provu edhe ju dhe në komente me na tregu nese si po ju funksionon edhe juve interneti 3G ne telefonat tuaj mobil.

E publikuar edhe ne DIGJITALE

Cicerimat qe e konfirmojne nje gje te tille:

#3G #IPKO cc/ @valonbadivuku [twitter.com/AvdiuDenis/sta…](https://t.co/x4Iedz7YjM "https://twitter.com/AvdiuDenis/status/343324411102896129/photo/1"?ref=valon.xyz)

Bmo7u57ciaeagrc

— Denis Avdiu (@AvdiuDenis) June 8, 2013

@valonbadivuku op op miloti e kish provu…

— Uran B. (@uranbadivuku) June 6, 2013

Artikuj të tjerë

2015-09-05

Qysh është e mundur me pas më shumë Pëlqime dhe Shpërndarje në artikull se krejt faqen!

Në fillim të shtatorit 2015, një postim "shpërblyes" nga Emirates Air pushtoi muret e Facebook-ut në Kosovë. Premtimi ishte mbresëlënës: bileta falas ...

2015-09-02

Më në fund me i rekomandu klientëve me i ndal bannerat flash?

!Adobe google/images/posts/me-ne-fund-me-i-rekomandu-klienteve-me-i-ndal-bannerat-flash-adobe-google-1.jpgDuke filluar nga sot, shfletuesi i GOOGLE-it...

2014-10-24

Qysh me bë një lajm viral në 5 hapa?

Në vitin 2014, të bësh një lajm viral duket se është më lehtë se sa të bësh një kafe. Mjafton një dozë revolte, pak aftësi në Photoshop dhe një rrjet ...

2014-06-02

Ne mediat e huaja 2 kandidat nga PF-ja

Kandidatet nga Partia e Forte permenden qysh ne vitin 2011 si te rinje shembuj me ambicje dhe ide interesante ne fushen e teknologjisë informative. V...