← Ballina

Kandidat ne listën e fortë

Premtimi im si kandidat për deputet është avancimi i sistemit të përgjimeve në Kosovë, në mënyrë që çdo qytetar ta ketë mundësinë ta kryejë atë pa problem.

Valon Badivuku lindi në Prishtinë në vitin e largët të 1988-ës, në një karrocë pune në duart e babait të tij, duke u munduar që të kalojë nëpër protestuesit e shumtë shqiptarë për të arritur në spital. I lindur në mes të demonstratave për liri, aktivizmi i tij fillon qysh nga fryma e parë. Në moshën e brishtë të rinisë u kalit në një përdorues të jashtëzakonshëm të kompjuterit, i shkathtësuar në të gjitha fushat e përdorimit të tij. Ai thotë: ‘Realiteti i shekullit 21 është një realitet virtual. Si i tillë, është krejtësisht në fillet e themelimit të vet. Mund të thuhet se civilizimi virtual po e kalon një fazë ekuivalente me Greqinë e Lashtë. Prandaj, si filozofët e vjetër, unë specializohem në shumë fusha – hakerizmi, dizajni, IT, programimi etj. – por gjithmonë në domenin virtual.’ Partisë së Fortë iu bashkangjit gjatë fushatës agresive të saj për rekrutimin e kuadrove progresive. ‘Nuk më është lënë shumë hapsirë për të thënë as PO e as JO. Kryetari është mjaft dinamik, dhe nuk ka kohë për të humbur’, kujton Badivuku.

www.partiaeforte.com / www.facebook.com/partiaeforte / www.twitter.com/partiaeforte

Artikuj të tjerë

2014-06-02

Ne mediat e huaja 2 kandidat nga PF-ja

Kandidatet nga Partia e Forte permenden qysh ne vitin 2011 si te rinje shembuj me ambicje dhe ide interesante ne fushen e teknologjisë informative. V...

2013-07-31

Ide shume e mire per Kursimin e Karburantit

Sipas llogaritjeve 500 metra ne dite i humbin duke kërkuar vende parkimi kjo eshte e barabartë me 15Km ne muaj. Ketu tregohet nje metode shume e thje...

2013-07-12

Youtube 301+

Në YouTube, numri i shikimeve 301+ me simbolin plus është bërë një fenomen i zakonshëm kohëve të fundit. Nëse e vendosni kursorin e miut mbi këtë simb...

2013-06-20

Le t’punojmë në Youtube.

Kohëve të fundit po ndodhin shumë gjëra interesante në Youtube. Këngëtarë që bëjnë miliona shikime, njerëz të zakonshëm që bëjnë video amatore – bëhen...