Partia e Fortë – Gjithmone Premtojmë
28 – Valon Badivuku (1988)
Sipas një miti Valon Badivuku asnjëherë në jetë nuk është bërë nervoz. Buzëqeshja konstante është njëherit arma e tij më e fortë në raport me klientët, e sipas të gjitha gjasave tash edhe në raport me votuesit.
Me një prapavijë të zakonshme dhe një qasje komplet të pazakonshme, Valon Badivuku njihet në shoqëri dhe më gjerë si një ndërmarrës i ri, tepër dinamik dhe inventiv. Me mënyrën e tij (të ndihmuar nga buzëqeshja) ai arriti të themelojë faqen e parë për edukim falas QyshMe. Është i apasionuar me optimizimin e resurseve dhe mikromenaxhimin, ndaj ka vendosë që pasionin ta ndajë me qytetin e tij të preferuar. Si 25 vjeçar, ai menaxhon tre biznese të suksesshme duke ushqyer ambiciet si ambientalist, çiklist dhe pingpongist.
Valoni ka shërbyer denjë me aktivizimin e tij përmes mediave sociale për t'i gjurmuar dhe publikuar të metat dhe problemet sistemit të deritanishëm në komunën tonë prandaj njeh mirë nevojat dhe është i gatshëm të punojë palodhur për me arritë me e pa një realitet më të mirë për fëmijët e tij në të ardhmen.
Me vete gjithmonë e ka një GoPro duke mbajtur në alarm të vazhdueshëm të gjithë punonjësit e komunës dhe të pushtetit qëndror.
Artikuj të tjerë
Qysh është e mundur me pas më shumë Pëlqime dhe Shpërndarje në artikull se krejt faqen!
Në fillim të shtatorit 2015, një postim "shpërblyes" nga Emirates Air pushtoi muret e Facebook-ut në Kosovë. Premtimi ishte mbresëlënës: bileta falas ...
Më në fund me i rekomandu klientëve me i ndal bannerat flash?
!Adobe google/images/posts/me-ne-fund-me-i-rekomandu-klienteve-me-i-ndal-bannerat-flash-adobe-google-1.jpgDuke filluar nga sot, shfletuesi i GOOGLE-it...
Qysh me bë një lajm viral në 5 hapa?
Në vitin 2014, të bësh një lajm viral duket se është më lehtë se sa të bësh një kafe. Mjafton një dozë revolte, pak aftësi në Photoshop dhe një rrjet ...
Ne mediat e huaja 2 kandidat nga PF-ja
Kandidatet nga Partia e Forte permenden qysh ne vitin 2011 si te rinje shembuj me ambicje dhe ide interesante ne fushen e teknologjisë informative. V...
