← Ballina

Rrjet social për çiklistë dhe atletë.

Me moton:
dsf

E kam gjetë rrjetin social më të dobishëm për sportistët. Quhet Strava dhe është falas :), mjafton me pasë një telefon mobil të mençur dhe mund t’i regjistroni të gjitha shëtitjet tuaja me biçikletë, duke vrapuar apo edhe kur ecni.

Pjesa më interesante për mua është sepse po e mban evidencën e të gjitha shëtitjeve të mia, deri sa po shënon edhe detajet si: Rruga (e vizualizuar në hartë), shpejtësia (konstante) dhe koha e shpenzuar në biçikletë.photo 4
Diçka tjetër që më u duk mjaft interesant, ishte mundësia me e pa shpejtësinë mesatare. Në të njëjtën kohë, për familjen time ishte edhe më interesant me e pa shpejtësinë time që nuk ishte edhe aq e lartë – vetëm 41.8 km/h (kjo sigurisht kur jam lëshuar nga ndonjë tatëpjetë – e që ka shumë në Prishtinë).photo 5

Në fund mund të shihet profili im me informata bazike, i cili më ofron mundësinë me i ndjekë shokët dhe me i pa rezultatet e tyre, me garu në “stilin” sportiv dhe me i pa vendet më të popullarizuara për me çiklu në Prishtinë dhe rajon,photo 3

Kushëdo që ka qejf me shëtitë me biçikletë dhe një telefon të mençur, ju propozoj me shkarku aplikacionin këtu më poshtë. Edhe mundeni me m’ndjekë me pseudonimin: Valon B

Strava Cycling App for iPhoneStrava iOS App available on the App Store
Strava Android App available on Google Play

Digjitale

Publikuar ne Digjitale

Artikuj të tjerë

2014-06-02

Ne mediat e huaja 2 kandidat nga PF-ja

Kandidatet nga Partia e Forte permenden qysh ne vitin 2011 si te rinje shembuj me ambicje dhe ide interesante ne fushen e teknologjisë informative. V...

2012-09-12

Telekomi i Kosoves – Deshton Online

!Logo_telekomihttps://valonbadivuku.files.wordpress.com/2012/09/logo_telekomi.png "Logo Telekomi"?ref=valon.xyzKrejt rastësisht duke lundruar në inter...

2012-09-11

Marketing Falas për 100 Vjetorin e Pavarësisë,

!411141_10152082212030652_1756193847_ohttps://valonbadivuku.files.wordpress.com/2012/09/411141_10152082212030652_1756193847_o.jpg "100 Vjetori i Shqip...

2015-09-05

Qysh është e mundur me pas më shumë Pëlqime dhe Shpërndarje në artikull se krejt faqen!

Në fillim të shtatorit 2015, një postim "shpërblyes" nga Emirates Air pushtoi muret e Facebook-ut në Kosovë. Premtimi ishte mbresëlënës: bileta falas ...