E kam gjetë rrjetin social më të dobishëm për sportistët. Quhet Strava dhe është falas :), mjafton me pasë një telefon mobil të mençur dhe mund t’i regjistroni të gjitha shëtitjet tuaja me biçikletë, duke vrapuar apo edhe kur ecni.

Pjesa më interesante për mua është sepse po e mban evidencën e të gjitha shëtitjeve të mia, deri sa po shënon edhe detajet si: Rruga (e vizualizuar në hartë), shpejtësia (konstante) dhe koha e shpenzuar në biçikletë.
Diçka tjetër që më u duk mjaft interesant, ishte mundësia me e pa shpejtësinë mesatare. Në të njëjtën kohë, për familjen time ishte edhe më interesant me e pa shpejtësinë time që nuk ishte edhe aq e lartë – vetëm 41.8 km/h (kjo sigurisht kur jam lëshuar nga ndonjë tatëpjetë – e që ka shumë në Prishtinë).
Në fund mund të shihet profili im me informata bazike, i cili më ofron mundësinë me i ndjekë shokët dhe me i pa rezultatet e tyre, me garu në “stilin” sportiv dhe me i pa vendet më të popullarizuara për me çiklu në Prishtinë dhe rajon,
Kushëdo që ka qejf me shëtitë me biçikletë dhe një telefon të mençur, ju propozoj me shkarku aplikacionin këtu më poshtë. Edhe mundeni me m’ndjekë me pseudonimin: Valon B
Publikuar ne Digjitale



