Kinemaja 3D Ne Prishtine

The Amazing Spider-Man (qysh kishin me perkthy mediat tona)
“Njeriu Marimangë i Mahnitshëm” u shfaq në 3D në Prishtinë e unë isha me pa për kuriozitet edhe çka me pa, nuk pat vend. Herën e parë që isha aty krejt biletat ishin shitur (interesant) e unë u bëra shumë kurioz se pse edhe nuk munda me pritë me u bo nesër. Shkova me pa sa ma shpejtë se nuk bën me m’ikë diçka interesant.
Të nesërmen shkova edhe kur po hy brenda po shoh shumë njerëz. Shumë u gëzova që kinemaja me këtë ide ka kontribu me i inkuraju popullin me pa filma me një formulë të ditur qysh moti: filmat e rinj edhe teknologjinë 3D. Si një i ri i kësaj gjenerate të re e posedoj një kompjuter me shumë filma/seriale të shkarkuara ilegalisht. Kjo është dikund e barabartë me një arkivë prej më shumë se 3TB me kinema personale.

Pasi që jemi mësu me shiqu filma ilegal dhe me kualitet të dobët si gjeneratë ma e re, nuk kemi pasur hapësirë me fitu kulturë se qysh duhet me shiqu një film në kinema. Këtu po e kam parasysh këtë skenar: një grumbull njerëzish që nuk janë pjestarë të familjes, që kanë pagu para për me shiqu filmin, të vocërrve që nuk mundeshin me lexu titra edhe nuk dinin anglisht (bënin muhabet edhe zhurmë me Çipsa), e këta ma të mëdhenjtë ‘adoleshentët’ që u nguceshin mes vete duke mos e vrejtur që janë në një sallë me shumë publik.
Sido që të jetë, pasi që i rehatova këmbët që i kisha shumë ngushtë, u pajtova me problemin e “ATIJ” njeriut që gjithmonë ulet para teje edhe e ka kokën e madhe edhe u mundova me u kënaqë me filmin. Kur çka me pa:
-Në njërën prej skenave diku kah minuti 20, dikush në film po përqafohet edhe shumica e sallës me një ekspresion aaoooouuuuu. Në rregull, ndodh.
– Pastaj ajo skena “Amerikane” e filmit. Nje spiderman i veshun ne ngjyra te flamurit amerikan ndihmohet prej Nju Jorkezeve qe e tregojne shpirtinamerikan te solidarizimit kombetar. Sa popull i mrekullueshem qe ndihmojne njeri tjetrin, wow.
Fundi ishte edhe më interesant. Ndoshta edhe prezenca e madhe e “Shatça-ve” e pa dyshim kultura jonë e solli momentin e atij gjestit: u ndiva si me aterruar në aeroplan me destinacion në Kosovë, të gjithë filluan të duartrokitnin. Natyrisht i miri fitoi edhe u përqafua me vajzën.

Pas përfundimit të duartrokitjeve mbërrita në disa përfundime. Sipas meje teknologjia të cilën e kishin përvetësuar në KinemaABC ishte solide. Filmi ishte aktual edhe i shumë pritur. Interesim edhe shikues kishte për “mashallah” veç është mirë mos me harru kinemaja me e mbajtë atë ritëm me filma të rinj.
Rekomandime per kinemane:
- Me shite: Kokica, Kupa ose PopCorn ne tasa te letres qe mos me bo zhurme me qese;
- Me qene me te kujdeseshem me numrat e uleseve se po duhet me shpenzu 5 minutat e para te filmit duke u ja leshu rrugen njerzve. me i gjete vendet (ose me mbyll deren rrafsh ne kohen e caktume edhe ska mo me hi)
- Me mbajte dikush diciplinen edhe me i msu me te vegjlit tane me mbajte qetsine. Pse jo edhe me iu terheke vemendjen e me perdore masa te natyres me nxjerre dikend jashte nese veq rrefuzon me ju konformu rregullave te kinemase. Kjo kish me qene ideale.
Kenaquni me filma 3D.
Artikuj të tjerë
Ne mediat e huaja 2 kandidat nga PF-ja
Kandidatet nga Partia e Forte permenden qysh ne vitin 2011 si te rinje shembuj me ambicje dhe ide interesante ne fushen e teknologjisë informative. V...
Youtube 301+
Në YouTube, numri i shikimeve 301+ me simbolin plus është bërë një fenomen i zakonshëm kohëve të fundit. Nëse e vendosni kursorin e miut mbi këtë simb...
Rrjet social për çiklistë dhe atletë.
Me moton: !dsf/images/posts/rrejt-social-per-ciklista-dhe-sportista-1.jpghttps://valonbadivuku.wordpress.com/2013/05/18/koha-per-ciklizem/?ref=valon...
Digg-u e tejkalon Facebook-un, ndryshim social.
Digg e tejkalon Facebook-un me rritje prej 1400% për ndryshe 22.6 Milion vizita unike. Pasi që dëgjova prezantime shumë interesante në Digital Day/d...