Partia e Fortë – Gjithmone Premtojmë

28 – Valon Badivuku (1988)

Sipas një miti Valon Badivuku asnjëherë në jetë nuk është bërë nervoz. Buzëqeshja konstante është njëherit arma e tij më e fortë në raport me klientët, e sipas të gjitha gjasave tash edhe në raport me votuesit.

Me një prapavijë të zakonshme dhe një qasje komplet të pazakonshme, Valon Badivuku njihet në shoqëri dhe më gjerë si një ndërmarrës i ri, tepër dinamik dhe inventiv. Me mënyrën e tij (të ndihmuar nga buzëqeshja) ai arriti të themelojë faqen e parë për edukim falas QyshMe. Është i apasionuar me optimizimin e resurseve dhe mikromenagjimin, ndaj ka vendosë që pasionin ta ndajë me qytetin e tij të preferuar. Si 25 vjeçar, ai menagjon tre biznese të sukseshme duke ushqyer ambiciet si ambientalist, çiklist dhe pingpongist.

Valoni ka shërbyer denjë me aktivizimin e tij përmes mediave sociale për ti gjurmuar dhe publikuar të metat dhe problemet sistemit të deritanishëm në komunën tonë prandaj njeh mirë nevojat dhe është i gatshëm të punojë pa lodhshëm për me arritë me e pa një realitet më të mirë për fëmijët e tij në të ardhmën.
Me vete gjithmonë e ka një GoPro duke mbajtur në alarm të vazhdueshëm të gjithë punonjësit e komunës dhe të pushtetit qëndror.

fb.com/valon.badivuku
twitter.com/ValonBadivuku

Leave a Reply