Prodhimi Vendor dhe Kujdesi per Klient!

Une e kom ni problem te madh per me perdor prodhime vendore, pse po thom problem osht se me cdo kusht mundohna me zgjedh prodhime vendore edhe perfundoj i zhgenjyer me sherbime/produket, ne kete rast po du me kallxu pse osht shume e lodhshme me perdor nje shebim vendor qoft e internetit, telefonise mobile apo tv kabllovik,

Nese keni numer te telonit mobil nga Vala – (qe eshte e Kosoves) atehere keni me pas nje problem me numra te sherbimit per kliente, numrin qe e kom gjete me shume perpjekje qe thuhet qe eshte i vetmi zyrtar i TK eshte “555” edhe ku osht problemi i keti numri eshte qe kujdesi per klient i ka 3-5 persona qe pergjigjen ne telefonata po para se me mri aty problemi kryesor eshte me mri deri te ndonje operator sepse vete sherbimi i vala-se nuk te jep mundesi me prite ne lidhje nese jane te nxen operatoret atehre te del lidhja nxone, personalisht kom provu deri n 22 here me rithire kete numer edhe nuk kom pas sukses e kom lone per ma vone ose kom shku ne posten ma te afert (qe nuk i arsyetoj hiq ketu) e tash nese mrijme deri te ndonje operatore problemi ka me qene se ata jon ne dijeni per 5 probleme qe i kan mesu permendesh qeto 10 vitet e fundit edhe nuk jon te informum per krejt sherbimet qe nderlidhen me paketa biznesi, paketa internet, paketa tv kablovik apo krejt se bashku dhe mundohen me te jep numra tjere qe me thire “kishe” ato jane numrat adekuat per ato sherbime. Pas 2-3 telefonatave qe te shtijne ne llupe edhe qe ki fat munden me tu pergjigj dicka.

Kujdesi per klient eshte dicka thelbesore per nje kompani sidomos kur dihet se kjo eshte nje korporate dhe i kane te gjitha mjetet per me qene kompani ma e mire ne tregun tone.

Pjese tejter eshte me reklamat qe kan qene prej vitit te ri fushata: DERGONI SMS ME VALA (pa asnje oferte te vecant) po nuk po i hi detaleve shume veq thash te tregoj edhe nje SMS-Reklame qe me erdhi nga TELEKOMI I KOSOVES:

Kur te thirr ne 9099 cka ndodh . . . nuk mundesh me marr lidhjen edhe pse kta kan mujt nje link: telekomi.net/oferta qe kish me pas shume me lehte qasje perveq asaj mujm me i pa ma shume detale dhe oferta te ndryshme.

Sido qe te jete kto jon pengesat qe ti bejne vete “menagjeret” e produkteve vendore per mos me i perdor ato po une gjithmone do te kembenguli me i perdor.

One thought to “Prodhimi Vendor dhe Kujdesi per Klient!”

Leave a Reply