Qysh i keni kalu Pushimet Verore?

Pas pushimeve verore gjithmone vjen koha e hartimeve ku tema e ditun eshte: “Qysh i keni kalu pushimet verore?”

Ec e pergjigju, sido qe te jetë n’Greqi skom shku siq e kom permend edhe para pushimeve verore per arsyet e dituna, edhe te Daja skom mujt me shku prap puna e vizes (ne nje fshat ne Gjermani gjindet njoni daje)

E ku kom pas me shku ma mire se ne sheshin tonë me perplot zogj shtegtar qe kishin ardhe ne kohen e qiftezimit ne Kosove ku disa prej tyne edhe me gjete fatin e jetës e me marr najkon me u rahatu neper diasporë, ka pas prej atyne me kerre te “rentirata” ka pas edhe prej atyne me kerre te veta e me borgje perplot, kish edhe asi qe dojshin me shite naj kerr qe me i dal pushimi veror dhe periudha e kerkimit te fatit te jetës ma lire, ne fillim e ne fund te Sheshit po i marjone edhe ka nje shesh tejter tani kena me i pas 3 sheshe ne vend te nje sheshit, e ishalla po i ndajme vendet ku kemi me nejt na e ku ata.

Per keto sheshet e reja kom ndegju shume fjal te ndryshme ku po flitet qe prishtina ndahet ne qender (ku duhet me qene patjeter krejt sheshet) edhe vendet tjera me me pak rendesi, e tash ne sheshe duhet me u shpenzu disa miliona euro te qytetarit me ja ndreq jeten e qytetarit edhe pse une mendoj qe me nje cope beton ose pllake te mermerit ma shume a ma pak qytetari apet eshte i fostrum per arsye qe nuk ka pas mundesi me shku me u fresku ne plazh, tash vjen pyetja masi krejt jemi ne Prishtine qysh kan me mujt pasardhesit tane me shku “te daja” ne fshat? tash edhe daja nuk eshte ne fshat nuk kemi ku me shku…

Prej kohes se paraluftes me kujtohen 2 gjera me rendesi e para eshte qe nuk jam anku qaq shume edhe tjetra eshte qe jam anku veq prej shkijeve, tash nuk jane shkijet spo di kujt me ja lone nje cope faji per nje jete te pamundun qe po krijohet ne kete vend kaotik.

3 thoughts on “Qysh i keni kalu Pushimet Verore?

Leave a Reply