Partia e Fortë dhe Vetevendosje më të preferuarit nga anketa më të rinjet

Me datën 30 maj e kam nisur këtë pyetësor për miqtë e mi në Facebook dhe rrjetet tjera sociale. Sot po i publikoj rezultatet. Pra, mostra është 454 persona të pyetur, ku gjinia mashkullore dominon dhe mosha prej 18-25.

Krejt këto të dhana reflektojnë edhe demografinë që e përdorë më shumë Facebook-un. Nga përgjigjet e pranuara rreth 30% e individëve që janë përgjigjur do të votojnë për PF-në, kurse 39,2% për Vetëvendosjen. Kurse partitë tjera kanë marrë përqindje më të vogël (siç edhe mund të vëreni nga grafet e paraqitura).

Visar Arifaj i ka marrë 32,8% si kandidat për kryeministër, i tejkaluar vetëm nga Albin Kurti me 40,7%. Rreth 7% nga lista e miqëve të mi është Hashim Thaçi. Natyrisht nuk po pretendoj që këto të dhëna të reflektojnë situatën në tërë Kosovën, por në mungesë të të dhënave reale nga tereni, më është dashur që të testoj të paktën disponimin nga rrethi im i miqëve në rrjete sociale.

sondazhi-1 Read More

Kandidat ne listën e fortë

Premtimi im si kandidat për deputet është avancimi i sistemit të përgjimeve në Kosovë, në mënyrë që çdo qytetar ta ketë mundësinë ta kryejë atë pa problem.

Valon Badivuku lindi në Prishtinë në vitin e largët të 1988-ës, në një karrocë pune në duart e babait të tij, duke u munduar që të kalojë nëpër protestuesit e shumtë shqiptarë për të arritur në spital. I lindur në mes të demonstratave për liri, aktivizmi i tij fillon qysh nga fryma e parë. Në moshën e brishtë të rinisë u kalit në një përdorues të jashtëzakonshëm të kompjuterit, i shkathtësuar në të gjitha fushat e përdorimit të tij. Ai thotë: ‘Realiteti i shekullit 21 është një realitet virtual. Si i tillë, është krejtësisht në fillet e themelimit të vet. Mund të thuhet se civilizimi virtual po e kalon një fazë ekuivalente me Greqinë e Lashtë. Prandaj, si filozofët e vjetër, unë specializohem në shumë fusha – hakerizmi, dizajni, IT, programimi etj. – por gjithmonë në domenin virtual.’ Partisë së Fortë iu bashkangjit gjatë fushatës agresive të saj për rekrutimin e kuadrove progresive. ‘Nuk më është lënë shumë hapsirë për të thënë as PO e as JO. Kryetari është mjaft dinamik, dhe nuk ka kohë për të humbur’, kujton Badivuku.

www.partiaeforte.com / www.facebook.com/partiaeforte / www.twitter.com/partiaeforte