Rrjet social per çiklista dhe sportista.

Me moton:
dsf

E kam gjetë rrjetin social më te dobishëm për sportista. Quhet Strava dhe ështw falas :), mjafton me pasë një telefon mobil t’menqur dhe mund ti regjistroni të gjitha shetitjet tuja me biçiklete, duke vrapuar apo dhe kur ecën.

Pjesa më interesante për mu është sepse po e mbanë evidencën e të gjitha shëtitjeve te mia, deri sa po shënon edhe  detalet si: Rruga (e vizualizuar në hartë), shpejtësia (konstant) dhe koha e shpenzuar në biçikletë.photo 4
Diçka tjetër që mu dukë mjaft interesant, ishte mundësia me e pa shpejtwsinë mesatare. Të njejtën kohë, për familjën time ishte edhe më interesant me e pa shpejtësinë time që nuk ishte edhe aq e nalte – vetëm 41.8 km/h (kjo sigurisht kur jam lëshu nga ndonjë tatëpjetë – e që ka shumë në Prishtines).photo 5

Nw fund mund të shihet profili im me informata bazike, i cili më ofron mundësinë me i ndjekë shokët dhe me i pa rezultatet e tyre, me garu në “stilin” sportiv dhe me i pa vendet më të popullarizuara për me çiklu në Prishtinë dhe rajon,photo 3

Kushëdo që ka qejf me shetitë me biçikletë dhe një telefon të menqur, ju propozoj me shkarku aplikacionin këtu më poshtë. Edhe mundeni me m’ ndjekë me pseudonimin: Valon B

Leave a Reply